Flamurtari
Pasi fitoi me Egnatian në Rrogozhinë, Flamurtari do të kërkojë surprizën edhe përballë Dinamos këtë të hënë. Sfida që do të zhvillohet në Vlorë, do të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë që klubi vlonjat ka publikuar sot edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje mjaft interesante.
Biletat për tifozët miq, kushtojnë 300 lekë. Po i njëjtë është çmimi edhe në tribunat A, B dhe C, ndërsa në atë qëndrore një biletë kushton 1500 lekë.
Vlen të theksohet, se gratë dhe vajzat e kanë hyrjen falas në stadiumin e Vlorës, për të ndjekur nga afër Flamurtarin.
BILETAT
Poll
