Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 200 deri në 2000, “verdheblutë” nxjerrin në shitje biletat për sfidën kundër Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 200 deri në 2000, “verdheblutë” nxjerrin në
Elbasani - Vllaznia

Të hënën Elbasani dhe Vllaznia do të përballen më njëra-tjetrën në orën 19.00, sfidë kjo e cila është e vefshme për javën e 15-të Superiores. Për ndeshjen e cila do të luhet në shtëpinë e “verdhebluve” në Elbasan Arena, vendasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.

Kështu që në tribunën G3 e cila ju përket miqve, biletat kushtojnë 500 lekë. Ndërsa në tribunën C e cila është edhe më e lira, çmimi i biletës është 200 lekë.

300 lekë është çmimi i biletave për 3 tribunat si E, D dhe F. Sa i përket tribunës A dhe B, çmimi i një bilete është 1000 lekë.

Bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës Vip, me çmimin 2000 lekë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Poll

Lexo gjithashtu