
Në përfundim të ndeshjes, kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes, nuk kanë harruar të fiksojnë me një fotografi historike një mbrëmje historike. Suksesi i realizuar në ndeshjen me Rumaninë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe në foton e postuar menjëherë pas fitores, bien në sy shumë karaktere të ndryshme në skuadrën që bëri të gjithë shqiptarët të krenoheshin. Sadiku tregon muskujt, Kaçe ka është ngjitur në shpatullat e Mavrajt, Cana as nuk e ka mendjen fare, ndërsa Lenjani është gjendur i papërgatitur duke dalë nga dushet me vetëm peshqirin të veshur. Një fotografi që do të mbahet mend gjatë.
Poll