Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Bylis “katapultohet” në renditje, Kukësi “ngre kokën”, ja si ndryshon tabela e Abissnet Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur 4 ndeshjet e javës së 6 në Abissnet Superiore dhe pritet vetëm sfida e fundit mes Tiranës dhe Partizanit sonte në orën 19:00. Ka pësuar ndryshime tabela e renditjes me Bylisin që pas fitores së thellë 4-1 ndaj Erzenit katapultohet nga vendi i 6 në të dytin me 11 pikë duke zbritur shijakasit në të tretin. Vllaznia zbret në vendin e 4 pas barazimit me Teutën.

S’ka ndryshime për Egnatian dhe Kastriotin që pas barazimit ndajnë vendin e 6 dhe të 7 respektivisht. Kukësi më në fund merr fitoren e parë ndaj Laçit dhe ngjitet në vendin e 8 me 5 pikë duke lënë pas Teutën dhe Laçin në vendet e fundit.

Tabela mund të pësoi sërish ndryshime nëse Tirana del fituese përballë Partizanit 3 pikët e dërgojnë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Bylis dhe Erzenin, 11 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga