
Derbi i kryeqytetit ka prodhuar gjithmonë spektakël dhe si i tillë interesi për ta parë në stadium është i madh. Mbrëmë në “Air Albania” pati të pranishëm edhe ish-ë që e kanë provuar të jenë pjesë e kësaj sfide.
Idriz Batha është një nga ata lojtarë që ka luajtur me të dy ekipet, ndërsa Dritan Dervishi ka qenë drejtor sportiv i Partizanit. Të dy ishin mbrëmë në stadium duke ndjekur këtë supersfidë të vlefshme për javën e 15-të të Superiores.
Fillimisht ishte Batha ai që i mbërriti i pari duke zënë vend në tribunën ku qëndronin tifozët e Tiranës, pranë Gent Muçës. Ndërsa më pas erdhi Dritan Dervishi që nuk po arrinte të orientohej me biletën që mbante në dorë.
Ai po kërkonte vendin te tifozët bardheblu, por në fakt ishte nga ana tjetër, te tifozët e Partizanit. Më poshtë shihni dhe fotot e siguruara nga Newsport.al para derbit, që u mbyll me fitoren 1-0 të të kuqve.