Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ 100 vjetori i Flamurtarit, legjenda e vlonjatëve me një mesazh emocionues

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-futbollisti i Flamurtarit Sokol Kushta ka uruar në rrjetet sociale për 100 vjetorin e themelimit të klubit Flamurtari. Kushta ka qenë legjenda e vlonjatëve në vitet 80 ku kulmuan me shumë trofe në vend dhe mundën Barcelonën në stadiumin “Flamurtari” 1-0. Ish-lojtari i uron të gjithë ata që kontribuuan në formimin e klubit, gjithashtu edhe ata që lanë shenjë aty, jo vetëm futbollistë, por edhe punonjës të klubit, tifozët.

Gëzuar 100 vjetorin e Klubit Flamurtari.Ne datën 23.03 .1923 Asambleja zgjodhi z. Milto korçari si kryetar. Sekretar Z. Malo Ismaili. Dhe financier Z. Faslli zoga. Ky është fillimi i këti klubi të lavdishëm në Shqipëri..Nje falënderim për të gjithë futbollistat që nuk rrojnë më, dhe atyre që festojnë sot..Një falenderim për të gjithë stafet që punuan për vite. Si trajnerë, doktorë, masazhator, punëtore, qe kontribuan në ngritjen dhe rritjen e klubit, Një falënderim për të gjithë tifozave të zjarrte ,që në asnjë ndeshje nuk na lanë vetëm, dhe mbështetja e tyre qe e pa diskutueshme. Ndihem krenar që kam qenë pjese e këti ekipi fitusë,dhe kam kontribuar në titujtë e fituara.. Dhe do jem borxhlli tër jetën këti klubi që më formoi si futbollistë.. Suksese sot në rrugën për ngritjen e ekipit në Super Ligën shqipëtare..

[caption id="attachment_685612" align="alignnone" width="300"] Sokol Kushta[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga