
Tashmë është zyrtarizuar se sezoni i ri i Formula 1 do të nisë pas tre muajsh. Pirelli ka zbuluar gomat që do të përdoren në dy garat e para të botërorit në Austali dhe Kinë.
Sipas rregullores së përcaktuar thuhet, se përcaktimi i gomave që do të përdoren në garat joevropiane të bëhet 15-të javë para nisjes së garave, ndërsa për garat që do të zhvillohen në Kontinentin e Vjetër, njoftimi duhet të bëhet para 9 javësh.
Në Australi, skuadrat do të kenë në dispozicion për kualifikueset gomat PZero të buta, super të buta dhe ultra të buta, ndërsa për garën ato do të përdorin gomat e buta dhe super të buta.
Në çmimin e Madh të Kinës, në provat zyrtare skuadrat do të përdorin gomat e mesme, të buta e super të buta, ndërsa në garë ato të mesme e të buta.