Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga “balta” e Kosovës në elitën e futbollit polak! Rastësia me Poloninë, Bujar PLLANA i ftuari surprizë për misionin e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga “balta” e Kosovës në elitën e futbollit polak!
Bujar Pllana

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.

Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj fituesit të çiftit Suedi – Ukrainë, më 31 mars.

Një nga risitë e paralajmëruara në këtë listë, është qendërmbrojtësi Bujar Pllana. 24-vjeçari, i cili në të shkuarën është aktivizuar me Kosovën U21 dhe atë U19, ka vendosur që të veshë fanellën kuqezi.

Por, kush është PLLANA?! I lindur në Mitrovicë, Pllana e ka nisur karrierën po në atë qytet. Në vitin 2020, kur ishte vetëm 18 vjeç, mbrojtësi ka debutuar me ekipin e KF Trepça 89’, por në të njëjtin vit u largua nga ta.

Në merkaton e asaj vere, Pllana firmosi për Feronikelin duke bërë mjaft mirë në 1 vit e gjysmë që qëndroi aty. Paraqitjet e tij ranë në “sy” të ekipeve BIG të Superligës së Kosovës, teksa në janar të vitit 2022, ai firmosi me Prishtinën.

1 sezon e gjysmë qëndroi në kryeqytet, pasi rritja e nivelit të performancave, ranë në sy të ndërkombëtareve. Klubi kroat i Slaven Belupo përfitoi nga mosrinovimi i Pllanës me Prishtinën dhe e “rrëmbeu” atë falas. Një vit mjaft i mirë në Kroaci, duke treguar qartë se ishte rritur dhe pjekur mjaftueshëm në aspektin sportiv.

Në verën e 2024-ës, Pllana bëri një lëvizje surprizë, duke nënshkruar me polakët e Lechia Gdansk. Pavarësisht ofertave nga elita e futbollit kroat, ai zgjodhi aventurën në Poloni, ku ishte edhe pikënisja e ftesës së sotme.

Në rang kombëtaresh, mbrojtësi është aktivizuar me Kosovën U19 dhe atë U21, në total 7 ndeshje. Por, kurrë nuk e pati besimin e ekipit A të përfaqësueses dardane, pavarësisht se po tregonte veten më së miri në futbollin polak.

Por atë që meriton e merr, edhe pse ndonjëherë me vonesë. Tani, 24-vjeçari është pjesë e Kombëtares shqiptare pikërisht në duelin përballë Polonisë, të cilët i njeh mjaft mirë. Në pritje të minutave, në mos në këtë “play-off”, duket se ka fituar besimin për të treguar veten në një të ardhme të afërt.

Poll

Lexo gjithashtu