Pritja e Strakoshës
Skuadra e AEK mori fitore të rendësishme kundër Kifisia, e përfunduar 3 – 0 për verdhezinjtë e Athinës, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Superligën greke, teksa kryesojnë të vetëm në kampionat me 60 pikë, 2 më tepër se Olympiacos.
Portieri i Shqipërisë Thomas Strakosha, rezultoi më i miri në fushë, e përkthyer me notën 8.4 sipas “Flashscore”. Në sfidën e sotme, Strakosha “neutralizojë” 4 goditje në kuadrat, duke dhënë siguri maksimale te ekipi i AEK.
Kjo formë e jashtëzakonshme nga shqiptari, sjell “qetësi” edhe për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, ndërsa “finalja” kundër Polonisë po afron, vetëm 4 ditë larg.
NOTAT
Pritja e Strakoshës
Poll
