Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Uzuni s’ia del, balotazh në mbrojtje për Kombëtaren, Reja ndryshon skemën

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër në transfertë me Izraelin në orën 20:45. Sfida vlen për Ligën C në Nations League. Kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Tel Aviv, me stadiumin e qytetit që do jetë në kapacitet maksimal nesër.

29.400 bileta janë blerë nga izraeliët, me Shqipërinë që ka mungesa të rëndësishme. Trajneri Edi Reja pritet të ndryshojë skemën 3-5-2 në 4-3-1-2. Në mbrojtje ka balotazh mes Veselit dhe Ajetit, ndërsa Balliu dhe Hysaj nga krahët.

Abrashi, Gjasula dhe Asllani formojnë mesin e fushës ndërsa Bajrami në mbështetje te Brojës dhe Cikalleshit. Uzuni nuk ia ka dalë të rikuperohet, duke mos u stërvitur me grupin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga