"The Guardian" ka bërë vlerësimin e lojtarëve të kampionatit Europian, ku ka zgjedhur 11-shen më të mirë dhe atë më të keqe të saj. Normalisht, nuk kishte sesi këto formacione të mbylleshin pa lojtarë të Shqipërisë në përbërje, ku nga një për secilën palë kanë përfshirë në këto formacione.
Me notën 7 vlerësohet mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj, i cili në 11-shen më të mirë shihej si alternativë e dytë për zëvendësimin e Joshua Kimmich, i cili është vlerësuar me notën 7.5.
Sa iu përket vlerësimeve, notën më të lartë e ka marrë uellsiani Aaron Ramsey, i cili është vlerësuar me 7.8, duke lënë pas dhe shumë yje të tjerë që mendohej se do të ishin në krye të listës. Bie në sy në formacionin e më të mirëve mungesa e yjeve si Pogba, Cristiano Ronaldo apo Bale, te të cilët ishte zhvendosur vëmendja e të gjithëve.
Në formacionin më të keq është Lorik Cana, i cili me paraqitjen e tij në takimin kundër Zvicrës i ka hequr shumë pikë vetes, ndërsa këtë herë nuk ka marrë notë, por vetëm është përfshirë në 11 dështakët e Europianit.
[caption id="attachment_15415" align="aligncenter" width="1024"] Formacioni më i mirë i Europianit[/caption]
[caption id="attachment_15416" align="aligncenter" width="1024"] Formacioni më i keq i Europianit[/caption]