Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të
Kategoria Superiore mbylli javën e 16-të me me rezultate surprizë. Kjo javë mund të quhet me plot gojë, java e barazimeve pasi u resgjistruan plot 4 në 5 ndeshjet e luajtura. Vetëm Vllaznia ia doli të merrte 3 pikë nga kjo javë teksa mposhti Dinamon 3-1 në shtëpi. Në këtë panoramë të kësaj jave, Newsport.al si çdo javë ka përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë që kontribuan në arritjen e rezultateve për ekipet e tyre. Sigurisht një vend të rëndësishëm zë dhe trajneri më i mirë që udhëhoqi ekipin drejt fitores. -FORMACIONI I JAVËS- Alen SHERRI (Egnatia) – Ndër gardianët më të mirë në Superiore. Pavarësisht se ndaj Teutës pësoi 2 gola, i pari ishte mes një rrëmuje ndërsa i dyti nga penalltia. Veç këtyre episodeve, portieri i rrogozhinasve zhvilloi një paraqitje fantastike duke bërë disa pritje mbreslënëse. Plarent FEJZAJ (Kukësi) – Motorri i Kukësit! Nga ata lojtarë që i bën trajnerët të dashurohen me të. I palodhur, luan kudo dhe e sheh në çdo cep të fushës. Ai që thyen aksionet dhe ai që i nis ato. E disata herë në formacionin e javës dhe e disata herë që ofron paraqitje të mira. Eljon SOTA (Partizani) – U rikthye nga një dëmtim dhe tregoi menjëherë se sa i ka munguar Partizanit. Lider në fushën e lojës, aq sa trajneri Abilaliaj i thuri elozhe në konferencën pas ndeshjes. Marko JURIC (Vllaznia) – Shtatlarti i shkodranëve u duk si një digë përpara portës. Fitoi thuajse çdo duel dhe madje asistoi në një nga golat e skuadrës në fitoren me Dinamon. La totalisht në hije sulmuesin Luis Kaçorri duke lënë të ‘qetë’ portierin Qarri. Emiljano MUSTA (Egnatia) – Hyri në fushë në pjesën e dytë dhe menjëherë u kthye në protagonist absolut. Anësori i rrogozhinasve shënoi golin e barazimit në minutën e fundit për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja dhe ruan distancën me Partizanin e vendit të dytë. YURI Merlim (Skënderbeu) – Brazilian me origjinë dhe brazilian në fushën e lojës. I ofron Skënderbeut fantazi, efikasitet dhe spektakël në fushën e lojës. Filtruesi i çdo topi në ndeshjen me Partizanin. Një paraqitje solide e tij që e kurorëzoi me golin e shënuar. Lorik BOSHNJAKU (Vllaznia) – Titullar i padiskutueshëm në formacionin e Vllaznisë. Rival pozicioni ka dy shkodranë puro si Ardit Krymi dhe Rejan Alivoda, por të dy këta janë spostuar në pozita të tjera prej Boshnjakut. Ndaj Dinamos ‘privatizoi’ mesfushën dhe dhuroi edhe një asist. Mehdi ÇOBA (Vllaznia) – Në ditët e tij të mira është ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Superiore. I shpejtë, driblon, godet, pason, Çoba ofron një hap më shumë për ekipin dhe ndaj Dinamos dhuroi një performancë shumë të mirë duke shënuar edhe një gol. Olsi MYRTA (Laçi) – Nëse ka një klub që u beson plotësisht të rinjve, është Laçi. Çdo vit shohim të paktën 2 talentë që shpërthejnë në futbollin shqiptar. I rradhës është Olsi Myrta. Vetëm 17-vjeç e ndërsa moshatarët e tij janë në bankat e shkollës, Olsi sfidon Tiranën e Partizanin në fushën e lojës. Ndaj Bardhebluve luajti të gjitha minutat duke zhvilluar një ndeshje fantastike. Kristal ABAZAJ (Tirana) – Më në fund arrin të zhbllokohet. Nëse ndeshja nuk do të mbyllej në barazim, do të ishte një ditë perfekte për sulmuesin. Rrezik konstant për mbrojtjen kurbinase dhe shënoi golin e dytë për bardheblutë duke i afruar shumë pranë 3 pikëve. Klejdi DACI (Teuta) – Titullar në thuajse çdo ndeshje këtë sezon. Daci është bomber tipik modern, fizik mbreslënës, i shpejtë, i fortë, gjuajtje potente dhe ndihmon edhe në mbrojtje. Ndaj Egnatias tundi rrjetën pas shumë tentativave dhe festoi një gol që e kërkonte me aq ngulm e në fund e mori me plot meritë. Trajneri: Qatip OSMANI (Vllaznia) – Ekipi i vetëm që fitoi këtë javë. Çfarë mund të thuash më shumë? Duke përjashtuar 10 minutat e para të ndeshjes, skuadra e tij nuk e diskutoi në asnjë çast fitoren ndaj Dinamos. Iu përgjigj shpejt golit të kundërshtarëve dhë përmbysën sfidën në 3-1 duke patur shanse për ta thelluar akoma më shumë. Merr 3 pikë të arta që e afrojnë me 1 pikë larg vendit të 4-të dhe 3 nga Tirana e vendit të 3-të me të cilën do të luajë këtë javë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga