Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Latifi, Doka dhe Batha, Tirana bëhet e frikshme para Europës

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Latifi, Doka dhe Batha, Tirana bëhet e frikshme para

Liridon Latifi ishte një nga zyrtarizimet e djeshme të Tiranës në këtë sesion të merkatos së verës. Për nga cilësitë, padyshim një përforcim i rëndësishëm për 27 herë kampionët e Shqipërisë. Anësori i fazës ofensive e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Pikun e ka arritur para disa viteve te Skënderbeu, por edhe te Vllaznia tregoi të njëjtat cilësi në ato ndeshje që luajti. Me ndryshimet e bëra në këtë merkato vere, Tirana vijon të mbetet kandidate për titullin kampion në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit po punojnë intensivisht dhe Albi Doka është firma e radhës.

Mbrojtësi i djathtë është rikthyer në shtëpi. Ndërkohë shumë pranë është edhe Idi Batha. Me këto ndryshime, bardheblutë priten të jenë rivalizues në Kupat e Europës. Në portë bardheblutë janë kompletuar me Gentian Selmanin.

Ndërkohë mbrojtja do të përbëhet nga Përgjoni - Obanor - Najdovski - Doka. Në mesin e fushës priten të jenë Idi Batha - Ardit Deliu - Ardit Hila. Maja e sulmit do të udhëhiqet nga Kaina, i mbështetur nga krahët nga Abazaj dhe Liridon Latifi.

Formacioni i Tiranës: Selmani; Doka - Najdovski - Obanor - Përgjoni; Batha - Deliu - Hila, Abazaj - Kaina - Latifi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga