Kategoria Superiore ul siparin e javës së 14-të ku nuk munguan as surprizat. Partizani kryesues u mund në trasnfertë nga Bylis, ndërsa Kukësi fitoi me spekatakël ndaj Tiranës dhe tashmë ngushton më shumë diferencën në renditje. Ballshiotët tregojnë edhe një herë tjetër se nuk janë rastësisht në vendin e 3-të në renditje, e të mundësh kampionët nuk është asnjëherë e lehtë. Te fitorja janë rikthyer gjithashtu Laçi, Vllaznia e Teuta, ndërsa Luftëtari e Flamurtari duken se deri më tani nuk kanë shpëtim. Skënderbeu I Dajës pas dy fitore rresht mundet nga Teuta, por është ende aty e diferencat janë shumë të vogla. Newsport.al ju sjell 11-shen më të mirë të javës si dhe trajnerin më të mirë.
Isli Hidi (Bylis): Ishte padyshim një nga më të mirët e ndeshjes së djeshm. Një pritje në minutën e fundit që vlejti 3 pikër për Bylisin, por edhe disa pritje të tjera vendimare gjatë ndeshjes. "Gardiani" I portës ballshiote konfirmon edhe njëherë tjetër se mosha është thjesht një numër për të.
Renato Malota (Vllaznia): Malota ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës ndaj luftëtarit. Mbrojtësi ishte i pakalueshëm në fazën mbrojtëse, por edhe deçiziv pasi ishte ai autori I goli që zhbllokoi ndeshjen. Vllaznia u rikthye te fitorja dhe një meritë të madhe e kishte edhe qendërmbrotjësi.
Andi Hadroj (Bylis): Në krahun e djathtë ka një detyrë të vështirë pasi përballë ka një lojtar si Lorenc Trashi. I saktë me ndërhyrjet e tij dhe shumë I rrezikshëm në fazën e sulmit. Një mbrojtësi i ri që ka mjaft talent e grintë e kjo u pa përballë një ekipi kampion si Partizani ku Bylis arriti të fitonte me rezultatin 2-1.
Julian Shehu (Laçi): Kurbinasi u rikthyen te fitorja pas humbjes ndaj Partizanit. Një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte e mesfushori Julian Shehu. Gjen golin e parë që I jep më shumë qetësi skuadrës dhe në mesfushë arrin të fitoi pothuajse çdo duel.
Edison Ndreca (Bylis): Të mundësh Partizanin kampion nuk është aspak e lehtë. Bylis arriti ta bënte duke e mundur në shtëpi dhe goli I parë edhe pse u devijua nga Belica, ishte meritë e Ndrecës. Mbrojtësi në këtë ndeshje u aktivizua si mesfushor krahu dhe nuk zhgënjeu. Në fushë duhej më shumë ekpseriencë dhe trajneri Dovedan i beson krahun e majtë. Ndreca nuk zhgënjen bën një ndeshje mjaft pozitive dhe gjen golin që në minutën e 6-të.
Gilman Lika (Vllaznia): Nuk e nis ndeshjen si titullar për shka të një dëmtimi. Kur thirret në "apel", është gjithmonë gati për të dhënë kontributin e tij. Merr përsipër fazën e sulmit të Vllaznisë dhe gjen golin e qetësisë për ekipin e tij. Një lojtar thelbësor për shkodranët që me kapitenin në fushë kanë një "armë" më shumë.
Lorenco Vila (Teuta) - Djaloshi durrësak shënoi golin e parë në Superiore, një gol i cili shihet si "dritë shprese" jo vetëm për Teutën, por për të gjithë qytetin e Durrësit, pas tragjedisë së kaluar nga tërmeti shkatërrimtar. Një rovëshatë në fundin e lojës dhe ai devijim me fat, i dhuruan tre pikët Teutës. Vila edhe pse 20 vjeç, në fushë bën shumë mirë duke i shkaktuar probleme mbrojtjes së korçarëve.
Enis Gavazaj (Kukësi) - Kukësi arrin një fitore të madhe ndaj Tiranës në kryeqytet, kjo dhe fal lojës së shkëlqyer të futbollistëve të saj. Gavazaj është autori i golit të përmbysjes së rezultatit në minutën e 74. Një top i krosuar rrafsh me tokën gjen Gavazaj-n e pambuluar në zonën e Tiranës, një lëvizje e bukur mashtruese e tij, duke nxjerr blof mbrojtësin bardheblu dhe shënon me siguri të plotë, duke shpërthyer në festë verilindorët. Sëbashku me dy shokët e tjerë Abazaj dhe Shkurtaj, bën pjesë në grupin e 3 J-ve.
Kristal Abazaj (Kukësi)- Abazaj është njeriu nga i cili pritet më shumë në Kukës. Ndaj Tiranës bën ndeshjen e tij më të mirë deri në këtë moment në kampionat. Por nuk është asgjë me atë çka kanë parë më parë futbolldashësit e Superiores nga Abazaj. Të bindur se ka talent në këmbët e tij, Kukësi i jep mundësinë të tregoj veten në çdo ndeshje. Abazaj sa vjen dhe përmirësohet, ndërsa ndaj Tiranës, vulos ndeshjes duke hedhur KO bardheblutë.
Vasil Shkurtaj (Kukësi) - Njeriu nga e cila nisi çdo gjë. Shkurtaj shënon golin e barazimit në minutën e 65, fal një 11 metërshi. Por ajo që duhet thkesuar është interpretimi i atij 11 metërshi. "Paneka" e Shkurtaj e trëmbi në fillim trajnerin Duro, i cili me siguri ka pritur një gjuajtje të fortë të sulmuesit, por jo vetëm Duron dhe kundërshtarët i vendosi nën presion. Shkurtaj me atë penallti i dha fuqi këmbëve të shokëve të tij, duke nisur sulmet e njëpasnjëshme dhe përmbysjen e rezultatit.
Saliu Guindo (Bylis) - Ballshiotët marrin një fitore fantastike ndaj kryesuesve të Partizanit, duke dhënë sinjalet se janë akoma aty dhe ndeshjet e para nuk ishin thjesht surprizë. Një prej lojtarëve më cilësorë tek Bylis, ishte pikërisht Guindo. Sulmuesi lëviz mirë në prapvijën e të kuqve, duke e bërë të pamundur ta markosh. Në minutën e 54 arrin ti shkëputet mbrojtjes së Partizanit duke shënuar golin e fitores ballshiotëve.
Trajneri: Shpëtim Duro (Kukësi): Skuadra e tij arrin të marri një fitore të pastër dhe me spektakël 1-3 ndaj Tiranës në trasnfertë. Një ndeshje me tension që duhej fituar me çdo kusht duke parë hapin fals të Partizanit. Duro hedh në fushë "artilerinë" e rëndë e sakrifikon Et'hemi dhe skema e gjetur funksionin shumë mirë pasi skuadra e tij përmbys ndeshjen dhe merr 3 pikë të arta. Tani sytë janë nga derbi e padyshim këtë herë Duro do të bëj "tifo", me Tiranën.
