Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga SIMONI te XHIXHA, formacioni i vitit dhe Vllaznia, FSHF-ja vlerëson më të "Mirët e vitit 2022"

Shkruar nga NEWSPORT
Nga SIMONI te XHIXHA, formacioni i vitit dhe Vllaznia,  FSHF-ja vlerëson

Mbëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit,  teksa u zgjodhën më të “Mirët e Vitit 2022” ku u vlerësuan protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e blertë.

Zgjedhja e më të mirëve:

Çmimi për talentin e vitit për vajza shkon për ROSELA VASA , ku në garë ishin edhe Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Çmimi për talentin e vitit për djem është Simon Simoni, teksa në garë ishin edhe Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit. Megi Doçi zgjidhet për vajzat.

Saliou Guindo është golashënuesi më i mirë i vitit për futbollin e djemve, me sulmuesin e Laçit që rrëmben kështu këtë çmim individual.

Arbitri i vitit për vitin 2022 shkon për Juxhin Xhajën, teksa ne gare ishin edhe Eldorian Hamiti e Enea Jorgji.

Trajneri i vitit eshte Orges Shehi, ku në garë ndodheshin edhe Shpëtim Duro dhe Mirel Josa.

Formacioni i vitit 2022 është përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend dhe janë: Bekaj, Gurishta, Bitri, Najdovski, Hakaj, Rrapaj, Matondo, Mazrekaj, Seferi, Skuka, Xhixha.

Çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League dhe duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Europës.

"Topi i Artë" për djem shkon për Redon Xhixha i cili mposht Skukën dhe Mazrekajn. Marsel Ismajlgeci tërheq çmimin e sulmuesit kurbias, në mungesë të këtij të fundit që u transferua në Azerbajxhan te Qarabag.

"Topi i Artë" për vajza shkon për Megi Doçin, e cila fitoi garën ndaj Sara Maliqi, Esmeralda Franja.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga