Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Formacioni i mundshëm ndaj Francës

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria ka gati formacionin e mundshëm ndaj Francës. Mungesa e Canës bën që De Biassi të rimendojë formacionin. Në mbrojtje përkrah Mavraj do të luajë Kukeli ndërsa në qendër të mbrojtjes nga minuta e parë pritet të startojë Ergys Kaçe që në ndeshjen me Zvicrën hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.kombetarja

Ndryshimi tjetër nga ndeshja e parë është lënia e mundshme në stol e Taulant Xhakës. Mesfushori nuk tregoi një performancë të mirë në ndeshjen hapëse të kampionatit dhe siç duket këtë ndeshje do ta nisë nga stoli. Edhe zëvëndësimi që iu në në ndeshjen me Zvicrën është tregues i qartë se tekniku De Biassi nuk ishte i kënaqur me lojën e tij.

Krahu i djathtë i mesfushës i është besuar Andi Lilës duke lënë në stol Odise Roshin.

Sulmi do të nisë i njëjtë me Armando Sadikun e vetëm përpara të mbështetur nga krahët nga Lenjani dhe Lila.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga