
Bylisi pret në “Adush Muça skuadrën e Laçit, sfidë e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore dhe do të startojë në orën 15:00. Ballshiotët kërkojnë pikët e mbijetesës, ndërsa kurbinasit ato të europës.
Naxhi Shensoi pë këtë takim do të hidhet në fushën e lojës “all-in” pasi ka detyrim vetëm fitoren. Mevlan Adili, Flamur Ruçi dhe Eridon Qardaku janë rikthyer nga pezullimet dhe do të jenë të gatshëm ndaj kurbinasve.
Ndërsa nga krahu tjetër Stavri Nica pritet të hedhë nga minuta e parë dyshen Guindo-Shkurtaj.
Formacionet e mundshme:
Bylisi: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Santos, Maçolli, Loran, Eskuerdinja, Lajthia, Danladi, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi
Laçi: Selmani, Roganovic, Velkovski, Turkaj, Ziko, Qato, Manellari, Ujka, Spahiu, Guindo, Shkurtaj. Trajner: Stavri Nica.