
Kastrioti-Erzeni është takimi tjetër i ditës së sotme që do të luhet në Kamëz duke nisur nga ora 13:00. Një duel mjaf i veçantë, pasi luhet për europën dhe mbijetesën.
Ardian Mema kërkon të shpëtojë “anijen” dhe ndja shijakasve ditën e sotme ka detyrim 3 pikët. Tekniku i krutanëve do të hedhë nga minuta e parë Redon Mihanën.
Ndërkohë nga krahu tjetër Xhevahir Kapllani do të vuajë mungesat e lojtarëve të rëndësishëm. Sadiki dhe Asani do të mungojë për shkak se nuk janë rikuperuar akoma, ndërsa Kadriu është në dyshim.
Formacionet e mundshme:
Kastrioti: Sali, Kodra, A.Selmani, Stojanovic, Rami, Karakaçi, Onanunga (Mehmeti), Hasani. Mihana, S.Selmani, Greca (Zogaj). Trajner: Ardian Mema
Erzeni: Xhika, Iljazi, Enk, Krasniqi, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani