
Sot, në orën 17:00 do të zhvillohet takimi mes Partizanit dhe Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit. Ky takim pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashëshit për shkak se diferenca mes dy skuadrave është vetëm një pikë.
Takimi ni sotëm do të vendosë nëse vlonjatët do të thellojnë akoma më shumë diferencën apo do t'i dhurojnë Partizanit vendin e pestë.
Sigurisht që kjo sfidë pritet me padurim nga tifozeritë e të dyja skuadrave. Ndërkohë që "Ultras Guerrils" kanë konfirmuar dje pjesmarrjen e tyre për të mbështetur skuadrën kryeqytetase në shtëpi, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe "Flotën Kuqezi".
Pavarësisht se kushtet atmosferike nuk janë shumë të mira, tifozeria vlonjate do mbështesë skuadrën e zemrës për t'i dhënë akoma më shumë mbështetje për të ecur para me plotësimin e objektivave, ku sigurimi i një bilete për në Europë mbetet objektivi kryesor i Flamurtarit.