Florent Hasani me shumë gjasa do të jetë i larguari i radhës nga radhët e Tiranës. Golashënuesi i kampionatit shqiptar është drejt transferimit jashtë Shqipërie, teksa interesimet për të nuk mungojnë.
Sulmuesi kosovar ka kontratë me kryeqytetasit edhe 1 vit dhe kjo ka bërë që presidenti Refik Halili të kërkojë minimumi 500 mijë euro për shërbimet e tij. Për “bomberin” e Superiores kujtojmë se interes ka nga Turqi, Kroacia dhe Azerbajxhiani.
Por së fundmi raportohet se një ofertë e pa rezustueshme ka ardhur nga Arabia Saudite. Kjo e fundit nuk merr vetëm yjet botërorë, si Benzema, Ronaldo apo G’kante, por edhe Florent Hasanin.
Emri i skuadrës për momentin nuk bëhet e ditur, por tashmë sipas shtypit të shkruar në tavolinën e Halilit është një ofertë “tunduese” që vështirë t’i rezistojë. Me shumë gjasa nëse Hasani do të largohet nga Tirana do ta bëjë vetëm pas Europës, pasi drejtuesit kërkojnë që të japë kontributin e tij edhe në Conference League. Ikja e tij do të linte një “boshllëk” të madh dhe në këtë mënyrë puna për gjetjen e një zevendësuesi ka nisur. Liridon Latifi është i përfoluri i madh.