Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flet mjeku të cilit iu "dorëzua" Dwamena: Ndoqëm protokollin, por ishte e kotë

Shkruar nga NEWSPORT
Flet mjeku të cilit iu "dorëzua" Dwamena: Ndoqëm

Pasi ra pa ndjenja në fushën e lojës gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani, Raphael Dwamena u mor menjëherë nga stafi mjekësor dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit të Kavajës.

Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, mjeku i spitalit të Kavajës, Riza Lala është shprehur se është bërë maksimumi për ta risjellë futbollistin në jetë. Por përpjekjet ishin të kota dhe pa rezultat pasi ganezi kishte ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:00, lajmërohemi nga ekipi mjekësor i Rrogozhinës për një rast të ndodhur në fushën e sportit Egnatia, për gjendje të fikti. Rreth orës 14:07, na vjen rasti në urgjencë. Ishte me shenja jetësore. Ne si ekip mjekësor i kishim marrë masat, sepse ishim të lajmëruar. U munduam me të gjitha mundësitë, sipas protokollit, por pa rezultat”, është shprehur mjeku i spitalit të Kavajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga