Dje, Flamurtari nuk ia ka dalë të marrë pikë në përballjen me Luftëtarin, pasi gjirokastritët i kanë mundur me rezultatin 1-0 vlonjatët në shtëpi, gjë e cila nuk kishte ndodhur prej gati 40 vjetësh.
Një mungesë e rëndësishme e këtij takimi ishte administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Ai ka munguar dje në tribunën VIP, ku ishin të pranishëm anëtarë të bordit drejtues, Robert Islamaj dhe drejtues të skuadrës së Lufëtarit.
Nuk dihet se pse Idrizi ka munguar në tribunën VIP ditën e djeshme, duke ditur që sfida ishte mjaft e fortë. "Braktisja" e Flamurtarit nga Idrizi duket se ka qenë një ogur i keq, pasi Flamurtari u thye në shtëpi nga gjirokastritët pas katër dekadash.
Poll