Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fjalim para skuadrës, JUL AHMATAJ zbret në fushë dhe nis menjëherë punën

Shkruar nga NEWSPORT
Fjalim para skuadrës, JUL AHMATAJ zbret në fushë dhe nis

Skuadra e Tiranës ka zbritur sot në fushë pas humbjes 2-1 në Korçë kundër Skënderbeut. Ashtu siç u bë me dije mbrëmjen e djeshme nga vetë Julian Ahmataj, tekniku elbasanas është rikthyer të drejtojë sërish bardheblutë. Seanca ka startuar në orën 11:00 dhe pas një fjalimi para skuadrës, ekipi ka filluar menjëherë nga puna për ndeshjen e radhës kundër Kukësit. 40-vjeçari është pritur mirë nga lojtarët të cilët kanë mbështetur vendimin e tij për t'u rikthyer.

Edhe pse në Korçë u mposhtën 2-1 nga të besuarit e Ilir Dajës, rikthimi i Julian Ahmataj ka krikuar një klimë pozitive brenda familjes kryeqytetase. Tashmë s'mbetet gjë tjetër, veçse lojtarët të tregojnë "muskujt" e tyre për të gjetur rezultatin pozitiv në takimin e fundjavës kundër verilindorëve. Ende nuk ka një axhendë zyrtare, pasi 24-herë kampionët e vendit po presin përgjigje për kërkesën zyrtare, ku kanë kërkuar zhvillimin e sfidës në "Air Albania Stadium". /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga