West Ham arriti ta mbyllte këtë sezon me trofe. “Çekiçët” triumfuan në finalen e Conference League, teksa mposhtën Fiorentinën.
Një fitore që padiskutim ka shëruar shumëçka te anglezët të cilët këtë sezon në Premier League ishin jashtë çdo parashikimi. Pas këtij triumfi në Conference League, drejtuesit kanë marrë vendimin për të ardhmen e trajnerit David Moyes.
Në këto kushte është vendosur se Moyes do të qëndrojë në krye të West Ham të paktën edhe për një sezon, me kontratën aktuale që i përfundon sezonin e ardhshëm. Tashmë trrajnerit skocez do t’i duhet të punojë fort për të ndërtuar një skuadër solide që të mos përsërisë gabimet e këtij sezoni.
Poll