
Erzeni siguroi një 3 pikësh shumë me vlerë në “Kukës Arena”, teksa mposhtën 2-0 skuadrën e Kukësit, takim i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiore.
Pas këtij triumfi, shijakasit ngjiten në vendin e 4-të me 26 pikë. Për “Oversport” Xhevahir Kapllani do të shprehej se:
Fitorja pas 4 javësh? Të them të drejtë jam i gëzuar për të vetmën arsye, pasi erdhi pas disa ndeshjesh pa fitore. Erdhëm me synimin e qartë për fitoren, ia arritëm të fitonim.
Ndryshimet e skemës? Nuk ka shumë rëndësi brenda lojës, pasi jam më shumë fat që stërvis këto lojtarë, pasi ata më dëgjojnë dhe bëjnë detyraj që iu jap unë.
Alan pas dy sulmuesve dhe Kahrimanovic jo nga fillimi? E kisha përgatitur skuadrën se në minutat e para Kukësi do na vonte në presion dhe fatmirësisht hymë në ritmine lojës dhe i kaluam ato minutat e presionit. Kukësi filloi me topat e gjsatë dhe kjo na leverdiste më tepër se ne niseshim në kundërsulm dhe ia arritëm.
Krasniqi, Kahrimanovic? Ahmiri ka munguar në disa seanca stevitore, ndërsa Krasniqi vuan nga një dëmtim i lehtë. Rikthehet nga dëmtimi Krasniqi dhe Kahrimanovic.
Tifozët? Që në ditën e parë që kam ardhur në Shijak dhe deri në këto momente kanë qenë më besnikët pë ne, na kanë dhënë kurojë në momente të vështirë, janë lojtari jonë i 12-të. I Falenderoj nga zemra dhe ne do japim gjithçka për t’iu bërë krenarë.
Sfida e radhës? Dihet forca e Tiranës, besoj se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe ne do mundohemi të marrim maksimumin, sepse skemi dhe shumë kohë se të enjten është ndeshja.