Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja ndaj Lushnjës, Shpendi Kumbarçe: Kundërshtarët ndihen inferiorë kur vijnë në Peshkopi

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Lushnjës, Shpendi Kumbarçe: Kundërshtarët

Korabi ka fituar përballë Lushnjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në Peshkopi përfundoi me fitoren 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Korabit, Shpendi Kumbarçe.

“Ndeshja duhej të vritej që në pjesën e parë me mundësitë që ne kishim. Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për ne. Sot vërtetuam që edhe kur profesor Gashi thoshte që Korabi është ekip i fortë. Kjo ishte fitore e merituar e tregojnë edhe statistikat. Korabi ka qenë gjithmonë kockë e fortë. Kundërshtarët ndihen inferiorë kur vijnë në Peshkopi. Një nga armët më të forta të miat dhe të Korabit është tranzicioni i shpejtë për ta gjetur të papërgatitur kundërshtarin. Kemi lojtarët të shpejtë dhe teknik dhe sulmues rrace. Goli që pësuam erdhi nga një nënvlerësim. Ekip që pretendonte të na parakalonte neve duhet të bënte një lojë më të mirë, ishte më e dobët se herën e fundit. Ne jemi ekip që gjithmonë mendojmë për ndeshjen e radhës. Në Peshkopi presim Tomorin, por s’duhet ta nënvlerësojmë”, u shpreh trajneri i Korabit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga