
Kapiteni i Kukësit Gjelbrim Taipi ka folur mbi takimin e zhvilluar në Niko Dovana ndaj Erzenit. Në fundin e takimit për Oversport, Taipi u shpreh mbi punën që po zhvillon trajneri Dobi duke theksuar anët pozitive dhe frymën që është krijuar në ekip.
Prononcimi i Gjelbrim Taipit:
"Ishte një ndeshje mjaft e vështirë pasi Erzeni nuk është pa meritë aty ku është dhe ne kemi zbatuar çdo zgjedhje të trajnerit dhe ia dolëm të fitonim në fund.
Skema? Është një skemë e re për ekipin e Kukësit dhe trajneri Dobi është fiksuar shumë te kjo skema dhe jemi duke punuar shumë dhe në stërvitje. Tashmë kjo gjë po sjell rezultat dhe në fund të gjithë po punojmë duke nisur nga titullarët dhe të gjithë ato që marrin më pak minuta. Kjo eshtë fryma e grupit dhe eshte shumë e mirë.
Renditja? Është shumë e vështirë kur je në ato pozit nuk është aspak e mirë për një ekip si Kukësi dhe ardhja e trajneri ka bërë një ndryshim të madh pasi ka ndryshuar shumë dhe jo vetëm në anë taktike por dhe në atë psikologjike.
Vëllai? Ndjesia normal që është ndryshe. Përgjegjësia është e madhe pasi nuk është aspak e lehtë por kënaqësia është shumë e madhe. Duhet ta kshillojmë më shumë për nervat, pasi në Shqipëri kjo është loja, është shumë e ashpër, por ne duhet të punojm në këtë aspekt. Në familje nuk është se festo vetëm një por të gjithë ne".