Sidrit Bejleri muzikanti nga Shkodra ka dhënë një mesazh shumë të ndjerë për humbjen me Francën mbrëmjen e djeshme. Ai ka shprehur gjithë mirënjohjen për djemtë e Kombëtares ku nuk ka ngurruar asnjë moment ti përgezojë ata për gjithë lojën që zhvilluan mbrëmë. Në një status mjaft prekës në Facebook Bejleri iu thotë shqiptarëve që të qajnë por vetëm prej gëzimit se ndeshja që zhvilloi Shqipëria dje ishte një fitore e madhe për të gjithë.
"Edhe mund të na dalin lot...
Po, po e pse jo? Loti është mëshirë.
Po sonte ne FITUAM.
Të bësh të rrijë në ankth 90 minuta një komb shumë herë më të madh se ne, është Fitore.
Të bësh të dridhet deri në minutën e fundit nje përfaqësuese e një vendi kampion Europe dhe Bote, është Fitore.
Të mbash të ngujuar para televizorit, duke shpresuar, Kombin që ka në vete Kryeqytetin e kulturës dhe të Europës, që i ka dhënë letërsi, muzikë, filozofi dhe shkencë Botës mbarë, është Fitore.
Të kesh ata djem që luftuan si vëllezër të një gjaku dhe tifozeri krenare, është Fitore.
Sonte një Shqipëri e vogël, i tregoi të paktën Europës, që është më e madhe nga sa e mendojnë.
Kjo është FITORE.
E atëherë qani prej gzimit!!!''