Anis Mehmeti
Mesfushori me tipare të avancuara Anis Mehmeti, u rikthye sërish te Kombëtarja pas 3 vitesh pritje. Ai e ka bërë debutimin te Shqipëria në 27 mars të 2023 kundër Polonisë, nën urdhërat e Sylvinhos.
Pas 3 vitesh pritje, u ftua sërish nga Sylvinho për ndeshjen ndaj polakëve, por u inkuadrua në lojë vetëm në miqësoren e së martës karshi Ukrainës.
Lojtari me tipare ofensive ka reaguar përmes një “story” të fundit në “Instagram”, ku është në “aksion” me fanelën e Kombëtares. Për informacion, Mehmeti është lojtari më i vlefshëm te Shqipëria, përsa i takon tregut, 14 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
"Story" i Anis Mehmetit
Poll
