
Është luajtur sot finalja e Play-Outit për Kategorinë e Dytë në stadiumin “Roza Haxhiu” mes Tepelënës dhe Këlcyrës. Ndeshja fillojë mirë për skuadrën e Këlcyrës të cilat arritën arritën të kalonin në avantazh që në minutat e para falë Shele dhe Hasa. Festa zgjati deri në minutën e 24-të ku Tepelena arriti të ngushtonte diferencën me anë të Gjyla, duke shkuar kështu me shifrat 1-2 në dhomat e zhveshjes.
Në startin e pjesës së dytë ndeshja u bë më e ashpër dhe plot tension ku të dyja ekipet po kërkonin fitoren. Kartonat e kuq nuk munguan ku erdhën të njëpasnjëshëm me Kalemin dhe Havaraj që u ndëshkuan për Tepelenën dhe Tirmi për Këlcyrën. Pas kësaj ndeshja u vendos në fund falë golit të Balliut i cili vulosi gjithçka duke shënuar edhe golin e tretë. Takimi u mbyll me rezultatin 1-3 për Këlcyrën që tashmë e shikon veten në Kategorinë e Dytë për edicionin e ardhshëm dhe me Tepelenën që do të militojë në Kategorinë e Tretë pas humbjes.