Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takaj e ka mendjen te... financat dhe tifozët

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj ka reaguar për vendimin e fundit në lidhje me çështjen e CAS për përjashtimin për një vit të skuadrës së tij nga Champions League dhe kompeticionet e tjerë të arenës ndërkombëtare. Sipas numrit një të klubit korçar, ky vendim i ndëshkon ata financiarisht, ndërsa u siguron tifozëve se do të jetë një skuadër më e fortë sezonin e ardhshëm.

[caption id="attachment_9141" align="alignleft" width="300"]Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj[/caption]

“Ky vendim na dëmton financiarisht në këtë moment, por edhe psikologjikisht. Por, ne do të respektojmë vendimin e CAS që na nxjerr jashtë Europës për një vit”, u shpreh presidenti Takaj fillimisht për mediat në deklaratën e dhënë pas marrjes së vendimit.

I pyetur nëse ky vendim ishte i drejtë ose jo, ai është përgjigjur: “Është një dosje shumë e madhe që nuk u prek fare. Ajo la në fuqi vendimin e Apelit të UEFA-s. Vendimi ishte që nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta zbardhur këtë dosje. Pra, për çështje kohe u la në fuqi ky vendim”, theksoi presidenti i bardhekuqve.

Më tej ai foli për tifozët dhe skuadrën, ku u garantoi atyre se do të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ardhshëm. “Më vjen shumë keq për tifozët e Skënderbeut që e kanë pritur me shumë ankth vendimin. Dua t’iu siguroj që ne do të jemi si më parë, madje do të jemi më të fortë këtë sezon. Është koha e mjaftueshme për Skënderbeun dhe për trajnerin si dhe për ekipin për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri. Ne jemi po të njëjtët, e po të fortët për të konkuruar në kampionat”, përfundoi Ardjan Takaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga