Komentet e bëra nga presidenti Donald Trump, sa i përket pikëpyetjeve mbi pjesëmarrjen e Kombëtares së Iranit në Kupën e Botës, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të këtij shteti.
Federata iraniane ka paralajmëruar Trump t’i qëndrojnë larg këtij kompeticioni, duke i kërkuar të heqin dorë nga gara. Ata i kanë bërë thirrje gjithashtu dhe FIFA-s që të marrë masa drastike për ta përjashtuar.
Më herët, presidenti amerikan u shpreh në faqen e tij Truth Social se Irani është i mirëpritur të konkurrojë në këtë turne, por la të nënkuptohej se jeta dhe siguria e tyre nuk do të jetë e garantuar në vendet ku do të mbahet Botërori i verës 2026.
Kaq ka mjaftuar që “gjakra” mes dy shteteve të nxiten akoma edhe më shumë, duke lënë FIFA-n në një pozicion vërtetë të vështirë për të marrë një vendim përfundimtar.
NJOFTIMI:
“Kupa e Botës është një event historik dhe ndërkombëtar të cilin e organizon FIFA, jo një shtet individual. Skuadra kombëtare e Iranit, me forcën dhe serinë vendimtare të fitoreve të arritura nga djemtë e guximshëm të Iranit, ishin mes skuadrave të para të kualifikuara në këtë turne madhor. Sigurisht, askush s’mund ta përjashtojë skuadrën tonë nga Kupa e Botës, dhe i vetmi vend që mund të përjashtohet është pikërisht ai që kujdeset për titullin “pritës”, i cili nuk ka ofruar sigurinë e nevojshme për pjesëmarrjen e skuadrave në këtë ngjarje globale”, shkruhet në postim.



