Të mërkurën, ministri iranian i sportit Ahmad Donyamali u shpreh se kombëtarja e tyre nuk do të marrë pjesë në Botëror, i cili do të mbahet gjatë verës mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.
Para pak minutash, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka reaguar në platformën “Truth Social”: “Ekipi kombëtar i futbollit iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por unë vërtet nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”.
Dy ditë më parë, Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, tha se kishte marrë “garancinë” nga Trump se Irani ishte i mirëseardhur në turneun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Kjo qasje, bën të kuptohet se ende ka një “fije” shpresë që Iranin, gjithmonë nëse ata pranojnë të ndryshojnë mendim.
