Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Finalja një ëndërr në Rrogozhinë”, KASA mesazh kundërshtarëve: Jemi skuadra më me kualitet në Superiore, rezultatet vijnë duke punuar fort

Shkruar nga NEWSPORT
“Finalja një ëndërr në Rrogozhinë”, KASA

Egnatia shkroi ditën e djeshme historinë, teksa siguroi për herë të parë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Një arritje e madhe për rrogozhinasit që tashmë janë më afër trofeut të Kupës.

Një nga lojtarët protagonistë këtë sezon me Egnatian është edhe Redi Kasa. Ky i fundit pranoi të vishte fanelën e rrogozhinasve në janar, teksa shumë shpejt arriti të përshtatet me futbollin shqiptarë dhe të tregojë cilësitë e tij.

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN Tv, fantasiti theksoi se e merituan kualifikimin, kurse finalja e Kupës ishte një ëndërr në Rrogozhinë. Ndër të tjera 21-vjeçari theksoi se i pëlqen shumë Tirana si luna, por skuadra e Edlir Tetovës ka më shumë kualitet se ekipet e tjera në Superiore.

“Mendoj se e merituam kualifikimin ndaj Vllaznisë. Për Egnatian është një ëndërr mbërritja në finalen e Kupës. Një ëndërr që e kemi fituar edhe falë punës së madhe që kemi bërë. Skuadra punon çdo ditë shumë, ka kualietet për të qenë finalist dhe për të pasur mundësi për të marrë trofeun.

Nuk ka mbaruar asgjë, jemi të 3-të në kampionët dhe duam Europën. Jemi të gjithë të përqendruar dhe jam i bindur se skuadra do të bëjë mirë në ndeshjet e mbetura.

Rezultatet vijnë vetëm duke punuar fort. Futbolli kështu e ka, në momente të ndryshme herë fiton e herë humbet. Sapo bën gabimin më të vogël, në detaje të vogla mund të dështosh. I tillë është futbollit.

Tirana ka shumë eksperiencë dhe më pëlqen si luajnë. Sa i përket kualitetet, mund të themi se jemi pak më sipër se ekipet e tjera, sa i përket kualitetit të lojtarëve dhe të ekipit”, ka theksuar talenti i Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga