
Ka fituar pothuajse të gjithë trofetë që mund të fitojë një lojtar i madh dhe një individ që është personazhi kryesor për të udhëhequr një komb, por një përplasje në fushë i ndërpret ëndrrën më të madhe, fitimin e trofeut që nuk e mori dot në shtëpinë e tij 12 vite më parë.
Cristiano Ronalo ka fituar pothuajse gjithë trofetë për skuadra si me Manchester United, ashtu edhe me Real Madrid, ndërsa me Portugalinë ka arritur në finale në vitin 2004 në Europian, duke u mundur nga Greqia. Por, këtë herë është në Finale dhe Ronaldo luajti vetëm për 22 minuta, më pas kërkoi zëvendësim të detyrueshëm pas një përplasje që pati me Evra dhe Payet, e cila i shkaktoi probleme me këmbën e majtë.
https://www.youtube.com/watch?v=q5rvqP4hIBQ
Veç kësaj, Ronaldo ishte pranë thyerjes së rekordit të golave të shënuar nga një futbollist në kampionat Europian, ku tashmë është në barazim me Michel Platini me 9 gola të shënuar. Ndërsa e humbi këtë mundësi nëse do të shënonte dhe të vendoste rekord të ri.