Këtë të dielë (19.05.2019)  ora 18:00 në arenën sportive "Dhimitraq Goga" do të mësojmë kampionin e kampionatit kombëtar SUPERLIGA 2018/19. 
 
Në katër finalet e para play-off, dy skuadrat finaliste, Goga Basket dhe Teuta kanë dhuruar paraqitje fantastike, ku kanë fituar nga dy herë secila. Një duel bregdetar, me diferenca mjaft të vogëla në 4 përballjet e para. 
 
Plot 311 pikë të shënuara nga Teuta, kundrejt 307 pikëve të Goga Basket, e kthejnë finalen e kampionatit në një duel mjaft interesant, ku fituesi do të marr edhe titullin.  
Katër ndeshjet e para Play Off Finale:
1- Goga Basket 84-88 Teuta
2-Teuta 72-73 Goga Basket
3- Goga Basket 79-70 Teuta
4- Teuta 81-71 Goga Basket

Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       