
Skuadra e Uellsit ka fituar sonte me rezultatin 3-1 kundër belgëve duke arritur të kualifikohen më tej. Skuadra e Bales do të ndeshet me Portugalinë, një sfidë vërtetë interesante duke parë dy yjet e të dy skuadrave. Portugezët arritën të kualifikoheshin mbrëmjen e kaluar falë 11-metërshve. Do të ketë një përballje interesante ndërmjet dy shokëve të skuadrës, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos, i cili luan për Portugalinë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Lyon-it.
Poll