Kupa e Botës në Katar duket që po vendos disa rregulla të reja. Iniciativa për të “protestuar” ndaj shiritit me ngjyrat e ylberit, e nisur nga shumë lojtarë, mund të ndëshkojë rëndë kombëtaret e tyre.
Marrëveshja e dy palëve FIFA-s dhe organizatorëve të Katarit, e bën të qartë pjesën për shiritin me ylber, që çdo lojtarë do të gjobitet. Kjo gjë ka shkaktuar një debat të gjerë brenda ekipeve dhe lojtarëve për arsyen se mund të ndëshkohen me karton të verdhë para çdo fillim takimi.
Një gjë e tillë do të penalizonte shumë lojtarët të cilët do të mbushin numrin e kartonave dhe mund të humbasin ndeshjet deçizive. Me shumë mundësi çdo gjë pritet të ndryshojë dhe lojtarët t’i binden urdhërave të vendosura, pasi kjo është kultura e Katarit.