Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Festë në Shkodër? S'na intereson, e dimë çfarë duam", Erbim Fagu i karikuar për Klasiken: Mezi presim të fillojë ndeshja

Shkruar nga NEWSPORT
"Festë në Shkodër? S'na intereson, e dimë

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës m Vllazninë që do të luhet nesër në orën 17:00 në Loro Boriçi, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Fagu vlerëson maksimalisht Klasiken dhe shpreh keqardhje për dëmtimin e Ermal Metës.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për kampionatin shqiptar. Ne vijmë nga një barazim me Laçin, por për ne është shumë e rëndësishme ndeshja e radhës, pavarësisht kundërshtarit. Ne e kemi përgatitur skuadrën me detyrat si çdo ndeshje tjetër.

Nga ndeshja me Laçin kemi dy rikthime siç është Përgjoni dhe Deliu. Kemi pasur probleme me Najdovskin dhe Metën. Do të shohim si do të jetë vazhdimësia e Najdovskit më tepër, sepse Meta dihet do mungojë pak më gjatë. Por gjithsesi ne kemi një organikë që do të na bëjë punë në vazhdimësi.

Nuk mendoj se ka avantazhe ose disavantazhe. Nuk është se ka një skuadër që dominon. Çdo skuadër futet në fushë për të fituar ndeshjen. Nuk mendoj se ka avantazhe ose disavantazhe në këtë takim.

Festë në Shkodër? Ata kanë idetë e tyre. Ne nuk është se na intereson kjo gjë. ne e dimë se çfarë kërkojmë dhe mezi po presim që të fillojë ndeshja nesër.

Nuk mund të them që ka ndryshuar gjithçka, por kemi ndryshuar disa detaje që i përkasin çdo trajneri kur drejton një skuadër. Por ndryshimet do të jenë të vogla sepse e kam thënë që koha është e shkurtër.

Meta ka qenë një lojtar kyç për skuadrën. Mendoj dhe lojtarët që kemi në organikë do e zëvendësojnë kështu që nuk është ndonjë problem.

Nga sfida me Laçin ndryshojnë vetëm tre pikët që nuk morëm. Nuk është se kam ndonjë peng tjetër”, u shpreh Fagu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga