Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ferrari dhe titulli, problemi janë gomat

Shkruar nga NEWSPORT

"Kokëkuqja" italiane ende nuk po shijon fitimin e një titulli në Formula 1. Problemi kryesor për Ferrarin janë gomat. Pikërisht këtë ka cilësuar Jock Clear, përgjegjësi i teknikëve të pistës, se është problemi kyç për Ferrarin në këto gara. "Gomat, përdorimi i tyre dhe veçanërisht dita e shtunë mbetet një mister për ne. Kemi mijëra sensorë që na japin mundësi të mësojmë çdo detaj të makinës, por për gomat thuajse asgjë. Dimë vetëm temperaturën dhe presionin, shumë pak për të bërë të mundur menaxhimin e mirë të gomave".

[caption id="attachment_426" align="alignright" width="500"]ferrari 2 Të dyja makinat Ferrari që garojnë në provat zyrtare të Montmelo[/caption]

Ferrari "SF16-H" ka fuqinë dhe shpejtësinë e duhur për fitore, por rendimenti i gomave ka luajtur rol vendimtar për të dalë te triumfi. "Gomat sot kanë rol vendimtar, ndaj mos-njohja e mirë e gomave ka impakt të drejtpërdrejtë të rezultati i garës, strategjia etj. Megjithatë, po punojmë për të bërë të mundur që fitorja të vijë sa më shpejt, pse jo që në garën e radhës në Kanada. Nëse marrim maksimumin nga gomat Pirelli, mund të fitojmë kudo", pohojnë drejtusit e Ferrarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga