Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pritet vetëm ZYRTARIZIMI, Tirana transferon një mesfushor para derbit me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet vetëm ZYRTARIZIMI, Tirana transferon një mesfushor para derbit
Rijad Kobiljar

Rijad Kobiljar shumë shpejt do të jetë futbollisti më i ri i Tiranës. Bardheblutë dhe mesfushoir kanë arritur mes tyre marrëveshjen për transferimin në kryeqytetet për pjesën e mbetur të sezonit.

29-vjeçari kështu do të përforcojë mesfushën e kryeqytetasve, teksa në orët në vazhdim pritet vetqm zyrtarizimi i këtij transferimi. Një përforcim shumë i rëndësishëm që vjen vetëm pak ditë para derbit të madhe të kryeqytetit kundër Partizanit.

Lojtari nga Bosnje – Hercegovina ka një karrierë, ku ka luajtur për disa ekipe në vendin e tij, ndërkohë ka luajtur edhe për disa skuadra jashtë Bosnje – Hercegovinës. Aventura e tij e fundit ishte në Turqi te skuadra e Sakaryaspor.

Siç dihet Tirana do të sfidojë Partizanin në “Air Albania”, me derbin që është programuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit. Ndërkohë për këtë sezon është derbi i 3-të mes tyre në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu