
Partizani 1-0 Egnatia (Rrapaj 37')
Superkupa e Shqipërisë Stadiumi: Air Albania Arbitër: Enea Jorgji Ndeshja: Partizani u shpall fitues i SuperKupës së Shqipërisë 2023, pasi mundi Egnatian 1-0 në finalen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Të kuqtë vinin në këtë sfidë si ekipi Kampion i Shqipërisë për sezonin 2022/2023, ndërsa Egnatia si fituesja e Kupës së Shqipërisë. Për Partizanin ky ishte trofeu i tretë në histori, teksa sfidën e vendosi Arinaldo Rrapaj, Topi i Artë për vitin 2023, i dekoruar me këtë çmim në mbrëmjen Gala “Më të Mirët 2023”.Egnatia e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në minutën e 9-të me Paulauskas që pati një rast të artë shënimi, por goditja e tij shkoi jashtë. Në vijim të kuqtë ishin më kërkues dhe realizuan në të 37-ën me Arinaldo Rrapajn. Kaq mjaftoi në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat.
Në minutën e 72 Egnatia humbi mundësinë e artë për të barazuar rezultatin, teksa Fernando nuk goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Pano Qirko ndali goditjen e mesfushorit të Egnatias. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Partizani triumfoi në finalen e SuperKupës së Shqipërisë.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-1-2): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski ; Mehmeti, Maguette, Rrapaj; Taipi; Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Spahiu, Paulauskas, Isgandarli. Trajner: Edlir Tetova Komenti minutë pas minute: 90+8' Përfundon ndeshja. 90+5' Mensah humbet mundësinë e artë, 3 kundër 1 refuzon të pasojë për shokët dhe godet ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 90' Akordohen 8 minuta shtesë. 83' Mehmeti provon nga distanca, por topi shkon larg portës. 80' Krosim fantastik i Fernandos për Paulaskas, ky i fundit godet, por qendrore për Qirkon. 72' Penallti për Egnatian, por Fernando gabon para Qirkos. (VIDEO) 52’ Hadroj ndërhyn me taka lart por Jorgji fal mbrojtësin e Partizanit. (VIDEO) 51’ Spahiu gjuan nga e djathta por gjen në pozicion Qirkon i cili pret me qetësi. 46' Nis pjesa e dytë. 45+2' Mbyllet pjesa e parë. 41' Tjetër gabim i Sherrit, por kësaj rradhe Jorgji akordon faull. (VIDEO) 37' Gafë e rëndë e Sherrit, i pason Rrapajt i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë. (VIDEO) 31' Aksion model i Egnatias, Spahiu avancon majtas brenda zonës dhe pason për Zejnullain i cili me majën e këmbës dërgon topin drejt duarve të Qirkos. 23' Atanaskoski hedh një top në zonë dhe Cara godet fluturimthi me të majtën, por nuk koordinohet si duhet dhe topi largohet nga mbrojtja. 20' Pretendim për penallti nga Egnatia, Fernando rrëzohet brenda zonës, por Jorgji vijon lojën. (VIDEO) 18' Krosim i Rrapajt dhe Maguette hidhet mbi të gjithë, por goditja e tij bllokohet nga Xhemajli. (VIDEO) 16' Vertikalizim fantastik i Egnatias, Isgandarli i lirë në zonë, gabon shënjestër. (VIDEO) 9' Kundërsulm i shpejtë i Egnatias majtas, Spahiu shtron një top për Paulaskas në zonë, por sulmuesi godet jashtë. (VIDEO) 1' Fillon finalja e madhe, Partizani dhe Egnatia duan lavdinë e trofeut.
Galeria fotografike ()
Poll