
Superliga e femrave ka zhvilluar javën e saj të 8-të. Fitore me goleadë ka shënuar ekipi i Tiranës, ku ka mundur me shifrat 10-0 Skëndërbeun në Korccë. Forma e mirë e vajzave bardheblu sa vjen dhe rritet por në javën e ardhshme ato do të ndeshen në një duel tepër të fortë ndaj Vllaznisë.
Partizani dhe Vllaznia kanë arritur të marrin tjetër fitore me peshë. Të kuqtë kanë fituar me shifrat 5-0 ndaj Teutës në një sfidë të zhvilluar në “Kompleksin Partizani”. Vajzat kuqeblu në Shkodër kanë triumfuar me rezultatin 5-0 ndaj Apolonisë, duke treuar dhe njëherë dominimin e tyre.
Ndeshja mes Kukësit dhe Kinostudios është mbyllur me shifrat 0-2, ku me këtë fitore arrijnë të mbajnë të pandryshuar distancën me ekipin e Partizanit.
Rezultatet:
Partizani – Teuta 5-1
Kukësi – Kinostudio 0-2
Skënderbeu – Tirana 0-10
Vllaznia – Apolonia 5-0