Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Federata Rumune rrezikon falimentimin

Shkruar nga NEWSPORT
Federata Rumune rrezikon falimentimin

Federata Rumune e Futbollit rrezikon falimentimin. Një gjykatë e ka dënuar federatën me një gjobë 240 milionë euro. Shuma do t’i kalojë klubit Universitatea Craiova, që u dënua padrejtësisht nga Federata në vitin 2011, sipas gjyqit ditën e hënë. Sipas gjyqtarëve, Federata ka keqpërdorur fuqinë që ka duke mos respektuar rregulloren, pasi klubi kishte hapur një gjyq civil me trajnerin e atëhershëm Victor Piturca.

“Kur të konfirmohet vendimi, Federata duhet të shkrihet”, ka thënë presidenti i Federatës Andrei Vochin. Federata ka një buxhet vjetër prej vetëm 15 milionë euro. Vochin nuk humbi rastin të akuzonte presidentin e asaj kohe Mircea Sandu, i cili është dënuar me një dënim trevjeçar liri me kusht, 17.700 euro gjobë dhe 100 orë punë sociale.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga