
Skuadrat e Uellsit dhe Irlandës ishin suprizat e këtij Europiani për fazën e parë të grupeve. Uellsi i Gareth Bale me dy fitore në grup, mori vendin e parë në grup duke lënë pas vetes ‘’armiqtët= e betuar’’ të Anglisë.
Irlanda e Veriut me fitoren në ndeshjen e fundit me Italinë arriti kualifikimin duke ndërprerë shpresat e disa prej skuadrave që u renditën të tretat në grupe. Kompanitë e basteve shohin favorite skuadrën e Uellsit duke e kuotuar si më të mundshme fitoren e saj. Fitorja e Uellsit kuotohet me koefiçentin 2.1, barazimi ndërmjet skuadrave me koefiçentin 3.1 dhe fitorja e Irlandës së Veriut me koefiçentin 4.05.
Ndeshja ndërmjet skuadrave do të luhet duke filluar nga ora 18:00. Fituesja e kësaj ndeshjeje do të gjejë përballë në fazën tjetër fituesen e çiftit ndërmjet Hungarisë dhe Belgjikës.