Fantastikë lajmi që Luiza Gega do të garojë ditën e sotme në kampionatin botëror që po mbahet në Budapest. Atletja shqiptare për shkak të një dëmtimi rrezikonte seriozisht pjesmarrjen në këtë komepticion, por tashmë fati është në anën e saj.
Kampionia e Europës ka “shkelmuar” fort dëmtimin dhe do të garojë sot në kampionatin botëror, pasi pavarësisht se nuk është riaftësuar plotësisht, Gega do të marrë pjesë në garën gjysmëfinale me 3000 metra me pengesa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Luiza Gega garon sot në “Kampionatin Botëror të Atletikës”
I urojmë shumë suksese Kampiones tonë pasi vjen dhe nga një shqetësim në këmbë,i cili ka vënë në diskutim dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
Jepi forca Kampione”, ka shkruar KOKSH.