Një çështje ka shpërthyer në mënyrë të çuditshme në lidhje me autorësinë e dizenjimit të fanellës së re kuqezi, prodhim i firmës “Macron”. Kryeminitsri Edi Rama pohoi publikisht se ishte ai që e ideoi dhe dizenjoi këtë fanellë në një komunikim me qytetarët e Kosovës, por menjerë ka ardhur demaskimi nga kompania “Pik Creative”, që e ka hedhur poshtë këtë gjë. Kjo kompani ka postuar në faqen e saj në rrjetin social “facebook” disa foto dhe skica origjinale të dizenjimit të fanellës së Kombëtares sonë. Dhe si për të konfimuar zyrtarisht se është kjo kompani autore e dezenjimit të fanellës, është publikuar edhe postimi i datës 29 janar të këtij viti, kur është bërë edhe prezantimi i uniformës. Ja çfarë shkruhet në këtë postim: “Ti Shqipëri më jep nder! Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për Euro 2016, ideuar dhe dizenjuar nga “Pik Creative”. Fanella e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm.”
Nuk është shumë e qartë se cili ka qenë qëllimi i Kryeministrit Edi Rama për të marrë autorësinë e dizenjimit të fanellës kuqezi, por e qartë është e vërteta dhe turpi mbetet mbi kreun e qeverisë. Ja dhe disa foto e ckica të publikuara nga "Pik Creative":