Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Nderim Nexhipi "skanon" situatën te Partizani: Nga falja e Alban Hoxhës deri te shiriti i kapitenit

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Nderim Nexhipi "skanon" situatën te Partizani: Nga

Alban Hoxha ishte lojtari më i përfolur i këtyre ditëve. Portieri i Partizanit u pezullua nga stafi teknik duke u lënë në pankinë në ndeshjen ndaj Laçit, kjo për shkak se theu rregulloren e brendshme. "Gardiani" i kuq u largua pa leje nga grumbullimi dhe kjo bëri që Luçiano Moxhi të merrte menjëherë masa.

Ai i kërkoi 29-vjeçarit të kërkonte falje para skuadrës dhe e gjobiti financiarisht. Vetëm ditën e djeshme, portieri i nënkampionëve të Shqipërisë i suprizoi të gjithë duke kërkuar falje, por gjithashtu dorëzoi edhe shiritin e kapitenit.

Për këtë newsport.al i ka marrë një prononcim, Nderim Nexhipit, ish-fantazistit të njohur që e njeh mjaft mirë këtë ambient. Si një ish-kapiten i kuq, ai dha mendimin e tij për këtë çështje teksa u shpreh: "Fakti që Albani kërkoi falje tregon se ka qenë një gabim që ka bërë, por sipas meje pa ndonjë qëllim dashakeqës. Me kaq duhet të mbyllet kjo çështje sepse u "fry" shumë edhe nga mediet. Ka marrë dhe gjobë nga klubi dhe me kaq mendoj se duhet të mbyllet. Me këtë lojtarët e tjerë e kuptuan që disiplina është gjëja e parë që kërkohet nga klubi dhe stafi i ri teknik. S'do të ketë tolerime për asnjërin", tha fillimisht Nexhipi.

Ndërkohë ish-kapiteni u ndal edhe te shiriti i kapitenit, për të cilin kritikoi Albanin duke thënë: "Sa i përket shiritit, mendoj se Albani duhej ta mbante atë sepse ka vite që është në klub. Ka përvojën e duhur dhe ka bërë shumë për skuadrën në kaq kohë sa ka aty".

I pyetur se cili duhej të "gradohej" pas Hoxhës, Nexhipi deklaroi: "Atë e di stafi teknik. Nëse Albani ka hequr dorë përfundimisht, besoj se do të bëjë zgjedhje stafi teknik", përfundoi për newsport.al Alban Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga