President i Federatës së Futbollit të Kosovës ndodhet në Francë, ku do të ndjekë nga afër takimin e shumëdiskutuar të ditëve të fundit, Shqipëri Zvicër. Ai nuk ngurron të japë dhe mendimin e tij në lidhje me rezultatin, teksa i vlerëson të dyja ekipet si të barabarta. “Shqipëri – Zvicër janë dy skuadra të barabarta. Do të jetë e vështirë për të dyjat, pasi janë të njëjta. Parashkimi? Nuk parashikoj, por shpresoj se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen”, tha ai për “GazetaOlle.com”.
Veç kësaj sfide, ai shprehet se kush janë skuadrat më favorite për të fituar këtë kompeticion, ku nuk largon nga vëmendja Belgjikën dhe Kroacinë.“Natyrisht, Kombëtaret e mëdha janë favorite, por befasi mund të shkaktojnë edhe Belgjika dhe Kroacia, që kanë skuadra të mira”, përfundoi Vokrri.