Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FA Cup/ Dy kartona të kuq dhe UNITED shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
FA Cup/ Dy kartona të kuq dhe UNITED shkon në gjysmëfinale

Manchester United 3-1 Fulham (Fernandez 75' 95', Sabitzer 77'/ Mitrovic 50')

Manchester United ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e FA Cup. Ekipi i Ten Hag mundi 3-1 skuadrën e Fulham në “Old Traford”. Ndeshja pati shumë momente deçizive pasi dy lojtarë të miqve dolën me kartonë të kuq. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste. Në fillimin e së dytës ishte Fulham që kaloi përpara me Mitrovic pas një goditje këndore. Miqtë ishin sërish pranë golit me Mitrovic por nuk mundën do të dyfishonin dhe më pas gjithçka u kthye përmbys.

Për Manchester United akordohet një penallti pasi Willian preku topin me dorë në vijën fatale. Braziliani ndëshkohet me të kuqe. Gjithashtu sulmuesi Mitrovic ankohet te aribtri për vendimin dhe e shtyn me dorë për të cilën ndëshkohet dhe ai me të kuqe. Kështu Fulham mbetet me dy lojtarë mangët në të 75-tën.

Fernandez e shndërron penalltinë në gol dhe ndeshja barazohet 1-1. Dy minuta më vonë ishte Sabitzer që shënon të dytin duke çuar në avantazh vendasit. Në fund ishte sërish Fernandez i cili pas një kundërsulmi shënoi përballë portierit golin e tretë. Me këtë fitore United shkon në gjysmëfinalen e FA Cup ku do të ndeshet me Brighton.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga